4 mënyra të thjeshta, si të zvogëloni nivelin e sheqerit në gjak

51

Tipi 2 i diabetit është sëmundje e zakonshme ku trupi i një personi dështon të prodhojë mjaftueshëm insulinë dhe kjo pastaj ndikon në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Simptomat e kësaj sëmundje përfshijnë humbje të shpejtë të peshës, shikim të turbullt, etje të tepërt dhe urinim të shpeshtë.

Fatmirësisht, ata që vuajnë nga tipi 2 i diabetit mund t’i largojnë simptomat përmes ilaçeve.

Megjithatë, ndryshimet e thjeshta në stil të jetesës mund të ndihmojnë në largim të shenjave të kësaj sëmundje.

1. Kujdes me peshën!

Nëse jeni diagnostikuar së fundmi me tip 2 të diabetit ose keni qenë të sëmurë për një kohë të gjatë, është shumë e rëndësishme të kujdeseni për peshën.

Tipi 2 i diabetit shpeshherë ndërlidhet me mbipeshë.

Duke humbur peshë, e posaçërisht në pjesën e belit, ju mund ta përmirësoni aftësinë për ta toleruar glukozën.

2. Ushtrimet fizike

Kur bëhet fjalë për menaxhimin e tipit 2 të diabetit, ushtrimet fizike janë të domosdoshme sepse e ndihmojnë trupin t’i reagojë insulinës, t’i mbajë ulët nivelet e sheqerit në gjak dhe ta menaxhojë peshën.

3. Sheqeri

Konsumimi i tepërt i sheqerit në periudhë afatgjate ua rritë rrezikun për tip 2 të diabetit.

Prandaj, është e rëndësishme që të zgjedhni çokollatë të zezë.

Çokollata e zezë dhe pluhuri i kakaos përmbajnë antioksidantë të cilët e përmirësojnë rezistencën e insulinës, ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, etj.

Megjithatë, sigurohuni se çokollata i përmban të paktën 70% kakao.

4. Dieta

Sheqeri është një mënyrë e mirë për ta menaxhuar diabetin, por ndryshimi i tërësishëm i dietës mund të ndihmojë edhe më shumë në zvogëlimin e rrezikut.

Hulumtimet sugjerojnë se mishi i kuq ose i përpunuar e zvogëlojnë insulinën dhe ushqimet me indeks të lartë glicemik, siç janë çipsat dhe buka e bardhë, mund të shkaktojnë rritje të mëdha në nivele të sheqerit në gjak.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë të hani ushqime të bazuara në bimë ose tërshërë, pemë, peshk, fasule dhe perime.