4 mjekë të rinj specialistë i bashkohen stafit të Spitalit Rajonal në Shkodër

65

4 mjekë të rinj specialistë i janë bashkuar stafit të Spitalit Rajonal në Shkodër.

“Dr. Ana Xhuveli, dr. Gledis Zaimi, dr. Eliesa Bekteshi, dr. Lidia Zmijanej janë mjekët e rinj specialistë që sapo i janë bashkuar stafit të Spitalit Rajonal Shkodër”, shkroi ministrja Manastirliu, në një postim në rrjetet sociale.

Mbi 60 mjekë të rinj specialistë i janë bashkuar spitaleve rajonale dhe bashkiake.

Mjekët e rinj do të përforcojnë ekipet mjekësore për të garantuar shërbim të specializuar për qytetarët, kudo ku ata jetojnë.