45 vite në Polici, surprizë me rastin e daljes në pension

260

Lënia e punës e dalja në pension është një ndryshim që jo të gjithë e dëshirojnë apo e presin mirë. Megjithatë për policin Xhemil Haluli, i cili shërbeu si punonjësi i policisë rrugore për 45 vite, dita e daljes në pension ishte diçka krejt ndryshe. Për të u organizua një ceremoni surprizë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nën kujdesin e ministrit Tahiri. Për këtë event, ministri postoi një status në Facebook, shoqëruar me videon më poshtë.