5 mënyra si të motivoni fëmijët tuaj gjatë karantinimit

23

Prindërit gjithmonë kanë ndihmuar në detyrat e shtëpisë dhe janë siguruar që fëmijët e tyre të përmbushin përgjegjësitë e tyre, por koha e zgjatur dhe shpesh e paorganizuar që familjet po kalojnë së bashku gjatë krizës aktuale, krijon sfida të reja. Ndër këto sfida është dhe demotivimi apo mërzia që kaplon fëmijët gjatë karantinimit. Kështu, për të mos lejuar fëmijët të bien pre e mërzisë, më poshtë gjeni disa metoda si t’i bëni ata më të motivuar:

Përfshini fëmijët në organizimin e orareve

Kur fëmijët marrin pjesë në krijimin e udhëzimeve dhe orareve, ka më shumë të ngjarë të besojnë se udhëzimet janë të rëndësishme, t’i pranojnë ato dhe t’i ndjekin ato.

Lejoni fëmijëve zgjedhje

Puna shkollore duhet të bëhet dhe detyrat duhet të plotësohen, por të lësh një zgjedhje se si ato duhen realizuar mund të ndihmojë fëmijët të ndjehen më pak në presion, gjë që minon motivimin e tyre.

Dëgjoni dhe siguroni empati

Fëmijët do të jenë më të hapur për të dëgjuar se çfarë duhet të bëjnë nëse mendojnë se këndvështrimet e tyre po kuptohen. Prindërit mund t’i lënë fëmijët të dinë që ata e kuptojnë, për shembull, se nuk është kënaqësi të jesh në shtëpi dhe se u mungon e dalura me miqtë e tyre.

Siguroni arsye për rregullat

Kur prindërit japin arsye pse kërkojnë diçka, fëmijët mund ta kuptojnë më mirë rëndësinë e të vepruarit në mënyra të veçanta. Arsyet do të jenë më efektive kur ato kanë kuptim për fëmijët në lidhje me qëllimet e vetë fëmijëve.

Zgjidhni problemet së bashku

Jo gjithçka do të shkojë sipas planit – do të ketë kohë zhgënjimi, bezdisje dhe bërtitje. Kur gjërat nuk po funksionojnë, prindërit mund të përpiqen të përfshihen në zgjidhjen e përbashkët të problemeve me fëmijët e tyre, që do të thotë të përdorin empati, të identifikojnë çështjen dhe të gjejnë mënyra për ta zgjidhur atë.