6 Farat më të Mira për Shëndetin e Gjithë Organizmit

94

Farat janë një prej thesareve më të mëdha të njerëzimit.

Ato ofrojnë shumë proteina, acide yndyrore, minerale dhe vitamina të cilat plotësojnë shumë prej nevojave të organizmit.

Ato mund të përdoren në gatime të ndryshme jo vetëm për të pasuruar shijen por edhe për të përmirësuar shëndetin.

Ekspertët e AgroWeb.org kanë përpiluar listën e 6 farave më të rëndësishme që duhet t’i konsumojmë patjetër.

Farat Chia

Që në kohë mjaft të vjetra, fara chia (lexohet çia) janë konsideruar si një burim i fortë energjie.

Ato janë të shumë të pasura me fibra, që ndihmon me ngopjen dhe ndjenjën e plotësisë.

Në 25g fara chia gjenden rreth 9g fibra. ndërkohë që sasia e përditshme e rekomanduar e fibrave është 30g/ditë.

Kështu që konsumi i  25g fara chia çdo ditë mund të jetë një kontribut i dobishëm për shëndetin.

Farat e Kungullit

farat e kungullit që janë të pasura me acide yndyrore omega-3 e mbajnë zemrën të shëndetshme duke ulur tensionin e gjakut.

Këto fara ulin nivelin e kolesterolit, rreziqet e shfaqjes së diabetit, peshën e tepërt, përmirësojnë humorin, luftojnë kancerin, dhe mbrojnë veshkat.

Rekomandohet të konsumoni 5 deri në 10 gramë me fara kungulli në ditë për të mbrojtur veshkat dhe parandaluar formimin e gurëve.

Farat e Linit

Farat e linit janë të pasura me Omega-3, fibra dhe proteina.

Në këto fara gjenden një sërë përbërësish të tjerë që kanë efikasitet të lartë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit, madje edhe zhvillimin e qelizave të dëmshme në trup.

Studime të shumta kanë treguar që farat e linit mundësojnë edhe humbjen në peshë.

Farat e Susamit

Farat e susamit janë një burim i shkëlqyer i bakrit, magnezit, manganit, kalciumit, hekurit, fosforit, vitaminës B1, zinkut, seleniumit dhe fibrave.

Ato përmbajnë sesaminë dhe sesamolinë, dy substanca shkencërisht të njohura për aftësitë në uljen e kolesterolit, parandalimin e tensionit të gjakut dhe pastrimin e mëlçisë.

Farat e Rrushit

Farat e rrushit arrijnë të aktivizojnë qarkullimin jetësor në shtresat e poshtme të lëkurës së njeriut.

Ky qarkullim shumë i rëndësishëm rivitalizon dhe ndihmon për të parandaluar plakjen e shpejtë të vetë lëkurës.

Farat përmbajnë, madje janë shumë të pasura me aminoacidet Omega 6 dhe Omega 9, të cilat janë të mrekullueshme për rigjenerimin e qelizave dhe ndikojnë fuqishëm në hidratimin e lëkurës.

Farat e Lulediellit

Farat e lulediellit janë një burim i mirë i seleniumit, që konsiderohet armik i zhvillimit të qelizave vrasëse në organizëm.

Ato kanë kalcium, magnez, bakër, vitaminë E, antioksidantë, proteina të cilat i bëjnë mirë shëndetit të njeriut nga koka tek këmbët.

/agroweb.org