6 këshilla për një intervistë pune të suksesshme

304

Intervita e punës është një prej hapave më të rëndësishëm që paraprin karrierën e gjithkujt. Po ashtu si përshtypjet e para që ju mundoheni të lini sa më të mira, edhe gjatë intervistës së punës ju duhet të bëni një përshtypje sa më të mirë dhe të dalloni kështu nga kandidatët e tjerë të cilët kanë aplikuar po për të njejtin pozicion pune. Ja sesi mund ta arrini me sukses një gjë të tillë:

1-Flisni më shumë sesa keni shkruar në CV-në tuaj

Intervista është mundësia që ju jepet për të shkëlqyer. Intervistuesi e ka lexuar tashmë CV-në tuaj, prandaj ata janë prezantuar tashmë me njohuritë tuaja si të shkollimit ashtu edhe të eksperiencave të mëparshme të punës. Kur ju bëhet pyetja për të treguar eksperiencat tuaja të mëparshme të punës, është pikërisht ky momenti i duhur për të treguar më me detaje sesa është shkruar thjesht në CV-në tuaj. Gjatë kësaj kohe ju mund të përmendni edhe ndonjë projekt në të cilin ju keni pasur rolin kryesor, projekt ky që ka dhënë rezultate të shkëlqyera.

2-Bëni pyetjet e duhura

Intervita e punës është edhe një mundësi shumë e mirë për ju për të marrë vesh sa më shumë të mundeni për kompaninë në të cilën keni aplikuar. Por ju duhet të tregoheni të kujdesshëm që të bëni pyetjet e duhura. Këshillohet që ju të bëni pyetje të cilat kanë lidhje me kontekstin që po flisni dhe jo të cilat të mos kenë lidhje fare me të sepse do të konsiderohen si të papërshtatshme.

3-Tregoni se çfarë risish do t’i sillni kompanisë

Prezantojeni veten si një aset që do t’i shtohet kompanisë në të cilën ju shpresoni të punësoheni. Nëse pyetjet e bëra nga intervistuesi janë gjithnjë e më të shkurtra, përgjigjet tuaja nuk kanë pse të jenë të gjitha të shkurtra. Jepni përgjigje të përpunuara mbi pyetjet që ju janë bërë. Mos harroni t’i shoqëroni gjithmonë me sa më shumë detaje të mundeni, por duke mos u bërë edhe të lodhshëm dhe të mërzitshëm njëkohësisht. Bëni disa kërkime paraprake dhe përgjigjuni pyetjeve të ndryshme duke i lidhur me situata relevante me kompaninë ku shpresoni të punësoheni. Tregojini të gjitha arritjet tuaja, duke thënë se shpresoni që listës së mëparshme të arritjeve t’i shtoni edhe shumë të tjera.

4-Tregohuni vetvetja

Intervistuesit e dinë se kur të intervisutarit po tregojnë vetëm ato që do t’i pëlqente intervistuesve të dëgjonin. Prandaj mos e bëni një gjë të tillë, por mundohuni të tregoheni vetvetja gjatë intervistës dhe do të fitoni shumë pikë ndaj aplikantëve të tjerë.

5-Shkoni të përgatitur

Ju mund të keni aplikuar në shumë kompani dhe keni dhënë dhe keni për të dhënë shumë intervista pune. Nuk ka asgjë më të keqe sesa të ngatarrosh informacionin e një kompanie me atë të një tjetre. Edhe pse është një gabim që mund të ndodhë apo mund t’i këtë ndodhur kujtdo, një gjë e tillë krijon tek intervistuesi idenë se ju jeni të papërqendruar dhe nuk i keni kushtuar rëndësinë e duhur intervistës së punës.

6-Mos harroni që edhe gjuha juaj e trupit flet më shumë sesa ju

Gjuha e trupit, qëndrimi sa më drejt, kontakti sy më sy janë shumë të rëndësishme dhe merren shumë në konsideratë gjatë intervistës së punës. Mundohuni që ajo çka ju thoni me fjalë të përshtatet edhe me gjuhën tuaj të trupit, sepse nëse ju thoni se një ndër tiparet tuaja është ruajta e qetësisë, ndërkohë jeni duke bërë gjeste të cilat tregojnë nervozizëm, të jeni të sigurtë se këto të fundit do të merren më shumë në konsideratë.

Edhe veshja ka një rëndësi shumë të madhe, sidomos gjatë intervistës së parë të punës. Ajo është prezantimi i parë më intervistuesin, ndaj mundohuni që të keni veshjen e përshtatshme dhe të bëni një përshtypje sa më të mirë përpara se të filloni të prezantoni veten tuaj. Niveli i formalitetit varet edhe nga kompania në të cilën ju po aplikoni, por ruajtja e profesionalizmit është shumë e rëndësishme, si në rastin kur ju jeni dukë aplikaur për një kompani të suksesshme dhe me emër, po ashtu si edhe për një stratup të ri.

Burimi: Revista Monitor