6 mënyra se si mund të ndihmoni biznesin tuaj gjatë periudhës së karantinimit

36

Izolimi në shtëpi për të parandaluar përhapjen e COVID-19 është shumë i mirë për shëndetin e popullsisë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ekonominë. Këto janë disa metoda që mund të ndiqni për të minimizuar humbjet këtë periudhë.

  • Freskoni webfaqen dhe rrjetet sociale. Izolimi është më i lehtë për shkak të internetit. Webfaqja dhe rrjetet sociale shërbejnë si CV për ju dhe biznesin tuaj për të tërhequr klientë të rijnë këto ditë, ndaj është mirë që t’i azhornoni ato.
  • Zhvilloni kreativitetin. Shfrytëzojeni këtë kohë të lirë për të menduar, planifikuar dhe krijuar strategji të reja për të zhvilluar biznesin tuaj kur gjithçka t’i kthehet normalitetit.
  • Shfrytëzoni mundësitë për t’u mirë-arsimuar. Këto kohë, shumë universitete dhe organizata të tjera arsimore ofrojnë kurse online për shumë fusha, me pagesë të minimizuar apo pa pagesë fare. E mira do të ishte që të shfrytëzoni këto mundësi, pasi nëse investimi që bëni tek vetja juaj do të kthehet në investim dhe për biznesin.
  • Azhornoni teknologjinë tuaj. Sikurse duhet ta keni kuptuar, teknologjia tanimë është pjesë e pandashme e jetës sonë, në të mirë a në të keq. Kështu, shfrytëzojeni këtë moment për t’i dhënë një rifreskim teknologjisë që përdorni, pasi është një mjet i rëndësishëm i biznes-bërjes.
  • Analizoni financat tuaja. Kjo kohë e lirë mund t’iu shërbejë që të rishikoni të dhënat tuaja financiare dhe të zbuloni gjërat që shkojnë mirë dhe gjërat që shkojnë keq. Kjo analizë do t’iu ndihmojë të riktheheni më të fuqishëm kur gjithçka ti kthehet normaliteti.
  • Bëni diçka për komunitetin ku jeni pjesë. Gjërat e vogla me dashuri të madhem, sidomos në kohë krize, janë gjithmonë të paharrueshme. Për të marrë, duhet të japësh. Kështu, ndihmojeni komunitetin pjesë e të cilit jeni, sepse dhe komuniteti do t’iu ndihmojë mbrapsht kur të ketë mundësinë.