670 turistë amerikanë dhe kanadezë me kroçerën “Sirena” në portin e Durrësit

20

Turistët e huaj vijojnë të vizitojnë Shqipërinë edhe pse jemi pothuajse në muajin nëntor. Sot, 670 turistë amerikanë dhe kanadezë kanë zbarkuar në portin e Durrësit.

Kontakti i parë me këta turistë ishin vullnetarët e projektit Smile Albania, projekt i cili fokusohet në paraqitjet e bukurisë së natyrës shqiptare, por edhe në mikpritjen e turistëve që vijnë në vendin tonë.

Në projektin Smile Albania, rreth 500 të rinj janë angazhuar duke u bërë kështu pjesë e një ndërgjegjësimi për mjedisin e plazheve e përreth, zona që përballen me presionin e aktivitetit turistik dhe rritjes së pranisë njerëzore.