7 funksionalitete të reja që presim nga iOS 17 dhe iPhone 15

10

Me vetëm dy muaj të ngelur nga Konferenca e Zhvilluesve të Apple, spekulimet rreth gjeneratës së ardhme të iOS kanë filluar të shtohen. iOS 17 nuk pritet të sjellë ndonjë veçori madhore siç bëri iOS 16 me Lock Screen, por priten disa rafinime.

Mark Gurman i Bloomberg, i cili shpeshherë hedh dritë mbi planet e Apple, thotë se iOS 17 do të sjellë disa prej veçorive më të kërkuara nga përdoruesi.

Rimodelim i Control Center

Control Ceter ka qenë në platformën mobile të Apple që prej iOS 7 dhe që prej iOS 11 nuk ka pësuar ndonjë ndryshim drastik. Me iOS 17 flitet se Apple ka planifikuar një rimodelim të plotë të Control Center.

Do të vijë me një pamje të re, të ketë më tepër opsione përshtatjeje, dhe përdoruesit mund të zgjedhin çfarë kontrollesh duan të kenë në këtë ndërfaqe sipas nevojave dhe preferencave të tyre.

Më shumë funksionalitet për Dynamic Island

Apple prezantoi për herë të parë Dynamic Island në iPhone 14 Pro dhe Pro Max, ndërsa me linjën e këtij viti iPhone 15 të gjitha modelet pritet të kenë këtë element vizual duke braktisur përgjithnjë “notch.”

Aktualisht Dynamic Island mund të tregojë kohëmatës, rezultatet sportive, thirrje telefonike hyrëse, njoftime për gjendjen e ulët të baterisë, konfirmime të Apple Pay, statusin e karikimit, drejtime të hartave etj por ende konsiderohet i limituar në atë çfarë mund të bëjë për aplikacionet e palëve të treta.

Përmirësime shumë të nevojshme të performancës

Përpara se të fliste për funksionalitete të reja në iOS 17, Gurman i Bloomberg tha se përditësimi do të adresojë keqfunksionime në ndryshëm gjatë përdorimit të platformës dhe të përmirësojë performancën.

LEXO EDHE:  Netflix do të investojë në lojërat cloud

Apple siç duket mbetet e përkushtuar ndaj performancës, efikasitetit dhe stabilitetit. Apple gjithashtu tuhet se do të ofrojë më shumë mbështetje për pajisjet e vjetra.

Widgets Aktive

Apple është duke testuar një eksperiencë të re për widgets aktive në ekranin Home dhe Today View në iPhone por ky funksionalitet nuk është i garantuar se do të mbërrijë në iOS 17.

Widgets Aktive do të ishin më ndërvepruese sesa widgets e zakonshme duke bërë më shumë sesa thjeshtë shfaqur informacion. Ato mund të jenë në formën e sliderave duke i bërë ato më dinamike.

Kërkim më mirë

Versionet e reja të iOS shpeshherë vinë me përmirësime në Search dhe Spotligjt dhe iOS 17 nuk pritet të bëjë përjashtim. ChatGPT dhe robotët e tjerë bashkëbisedues kanë marrë më shumë vëmendje kohët e fundit por nuk presim diçka kaq të avancuar nga Apple.

Apple besohet se ka punuar për të përmirësuar rezultatet e kërkimit, për të lokalizuar tekstin në foto dhe video dhe të lejojë përdoruesit të kërkojnë subjekte specifike në imazhe. Një hapësirë që mund të përmirësohet janë rezultatet e kërkimit në aplikacionin Settings.

Dyqane aplikacionesh alternative

Apple është duke punuar në këtë funksionalitet por do të aplikohet vetëm për Bashkimin Evropian. Nëse ligjet në vende të tjera ndryshojë, ky funksionalitet mund të zgjerohet më tutje ndërsa mbetet interesante të shohim sesi Apple menaxhon instalimin e aplikacioneve nga burime të jashtme.

Apple ende planifikon të tarifojë zhvilluesit për aksesin në iOS edhe pse komisionet pritet të jenë më të vogla sesa 15 apo 30 përqind që Apple merr aktualisht.

Apple ka afat deri në Mars të 2024 për tju përgjigjur ligjeve Evropiane dhe funksionalitet duhet të jetë medoemos pjesë e iOS 17.

Një eksperiencë e re CarPlay

Në WWDC 2022 Apple tregoi gjeneratën e ardhshme të CarPlay dhe pritet të implementohet në 2023. Përfshin mbështetjen për disa ekrane njëherazi në një makinë në mënyrë që CarPlay të aplikohet në sistemin info-argëtues, dhe në panelin e instrumenteve tek timoni etj.

Duke integruar tek ky i fundit, CarPlay do të kishte më shumë kontroll mbi funksionet e makinës duke u integruar me speedometer, odometer, matësin e karburantit në makinë etj.

/pcworld.al