8 nga 10 studentët më të mirë në Univerisitetin Teknik të Stambollit janë shqiptarë

71

Tetë nga 10 studentët më të mirë në Univeristetin Teknik të Stambollit, janë shqiptarë.

Portali turk i lajmeve “ari24haber”, bëri të ditur se sipas listës së shpallur nga universiteti në periudhën 2019-2020,  në vendin e parë ishte Emiljo Mehillaj në degën e Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit, Bianka Pajo në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit, Sigela Muharremi dhe Alueda Kuka në degën e Ekonomisë me mesatare 3,99.  Arlind Billa i Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit dhe Xhoela Bame i Biologjisë Molekulare dhe Gjenetikës ndanë vendin e dytë me një mesatare prej 3.96. Në vendin e tretë ishte Alket Çiku i Inxhinierisë së Ndërtimit me një mesatare prej 3,94.

“Vlen të përmendet që 8 studentët e parë në renditje ishin nga Shqipëria. Ida Gjergji, e cila u rendit e para me një mesatare prej 4.0 vitin e kaluar, ishte gjithashtu nga Shqipëria. Në të njëjtën kohë, edhe vendi i parë, i dytë dhe i tretë i departamenteve të Inxhinierisë Elektronike dhe Komunikimit janë mes 10 vendeve të para”, shkruan “arihaber24”.