80-vjetori i lindjes së Vaçe Zelës, festival nga të rinjtë

92

16 djem dhe vajza u ngjitën në skenë në edicionin e katërt të festivalit “Vaçe Zela” në qytetin e saj të lindjes.

Të ardhur nga Tirana, Vlora, Kavaja, Lushnja, Divjaka etj., shumica e interpretuesve ngjiten për herë të parë në skenë për të kënduar “live”. Në fund të festivalit, fituese doli 16-vjeçarja Erisa Xharo.

Në qytetin e lindjes, së shpejti Vaçe Zelës do t’i ngrihet një monument. Në Lushnjë, godina e kinoteatrit dhe ansambli folklorik mbajnë emrin e këngëtares së madhe.