Yllka Gashi, aktorja më e mirë në Festivalin e Filmit në Spanjë

17

Yllka Gashi është shpallur fituese e çmimit për aktoren më të mirë, në Festivalin e Filmit në Valladolid në Spanjë.

Festivali spanjoll “Seminci” ka bërë të ditur fituesit në kategoritë kryesore. Aktorja Yllka Gashi ka marrë Çmimin për aktoren më të mirë, për portretizimin e Fahrije Hotit.

Ndërsa “Zgjoi” nën regji të Blerta Bashollit ka fituar Çmimin “Fundos”.