9 ushqime që nxisin trurin

434

9-foods-for-brain-health-fb

Të gjithë ne kemi një ide të përgjithshme se çfarë duhet të konsumojmë për qëndruar në formë dhe të shëndetshëm, por disa ushqime të veçanta mund të ndihmojnë trurin dhe trupin tuaj për të nxitur vemendjen, përmirësuar memorien, çliruar stresin dhe hequr lodhjen.

Brokoli dhe perimet e tjera jeshile të cilat kanë përmbajtje të vitaminës B, për të cilën studimet kanë treguar se ndihmon për të luftuar humbjen e kujtesën.

Më poshtë do t’ju japim një listë të 9 produkteve që duhet t’i blini në pazarin e radhës:

1-Salmoni

Salmoni ka në përbërjne e tij acidet yndyrore omega-3, të cilat janë mjaft të rëndësishme për produktivitetin e trurit. Kërkimet kanë gjetur se mungesa e omega-3 çon në lodhje, kujtesë të dobët dhe luhatje të humorit. Trupi nuk mund t’I prodhojë vetë këto substanca, prandaj është e rëndësishme që t’I marrë ato nëpërmjet ushqimit.

2-Avokado

Avokado ofron më shumë se shija e tij e mrekullueshme. Konsumi i këtij fruti nxit trurin, kërkimet kanë treguar se avocado përmban acidet yndyrore që i mbajnë qelizat nervore në tru të shëndetshme.

3-Arrat

Arrat kanë në përbërjen e tyre vitaminë E, që studimet kanë treguar se konsumimi i tyre ndihmon në ngadalsimin e plakjes. Arrat gjithashtu janë të pasura me Omega-3.

4-Spinaqi, brokoli dhe perimet e tjera jeshile

Bimët më gjethe të errët jeshile janë të pasura me vlera ushqyese. Disa studime kanë treguar se Spinaqi dhe brokoli ndihmojnë ngadalsimin e plakjes, si dhe janë të pasura me hekur, një mineral i rëndësishëm që ndihmon me qarkullimin e oksigjenit në trup.

5-Frutat e pyllit

Të pasura me anti-oskidante kanë efekt të parandalojnë shumë sëmundje si dhe kanë pak kalori.

6-Vera e kuqe

Shërben për të mbajtur zemrën të shëndtetshme, përmban një përbërës që ndikon në jetëshatësi.

7-Fasulet

Fasulja është një nga ushqimet më ekonomike të listës suaj të pazarit. Është e pasur me karbohidrate dhe proteina, ndihmojnë për të stabilizuar nivelet e gluceozës dhe heq lodhjen.

8-Çokollata e zezë

Studimet e fundit tregojnë se çokollata e zezë ka një lidhje të rëndësishme me funksionet e trurit. Saktësisht, çokollata ndihmon në furnizimin etrurit me gjak, duke e nxitur për të punuar më shpejt se zakonisht.

9-Speci i kuq

Janë të pasur me një substancë, e cila shërben si një çlirues natyral nga dhimbjet. Ndihmon trupi për të humbur peshë. Kështu që, kur të gatuani, në vend të kripës apo të piperit të zi, përdorni specin e kuq, një zgjidhje më e zgjuar.