A e dini sa italianë jetojnë dhe punojnë në Shqipëri (SHIFRAT)

57

Janë rreth 1680 qytetarë italianë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri gjatë 2019-s, prej këtyre 674 janë femra. Të dhënat janë publikuar në raportin e fundit të AIRE, regjistrit të rezidentëve italianë jashtë vendit. Qytetarët italianë janë të regjistruar në AIRE sipas vendit të vendbanimit, zonës kontinentale, gjinisë, arsyes së regjistrimit dhe vjetërsisë së regjistrimit.

AIRE ka bërë grupimin sipas arsyes së regjistrimit të shtetasve Italianë në Shqipëri.

Rreth 76.1% e italianëve që jetojnë në Shqipëri në 2019-n cilësohen si emigrantë, ndërsa në 11.5% janë italianë të lindur në vendin tonë.

Ata që regjistruar rishtas janë sa 6% e totalit të italianëve të regjistruar në AIRE. AIRE gjithashtu ka publikuar edhe italianët që kanë marrë nënshtetësinë, të cilët janë 5.3% e totalit, apo 89 individë.

Gjithashtu AIRE i ka kategorizuar sipas kohës së regjistrimit. 16.8% e italianëve që jetojnë në Shqipëri në 2019-n kanë më pak se një vit të regjistruar në Shqipëri, apo rreth 282 italianë. 26.5% e tyre, apo 445 janë të regjistruar për një periudhë që vajon nga 1 deri në 3 vite. Rreth 21.8%, apo 366 italianë janë të regjistruar për një periudhë 3 deri në pesë vit. Ndërsa 406 të tjera janë të regjistruar në një interval kohë nga 5 deri në 10 vite.

Por ka edhe nga ata italianë që kanë zgjedhur Shqipërinë për më shumë se 10 vite. Sipas publikimit të raportit të AIRE 2019 rreth 180 italianë kanë jetuar për më shumë se një dekadë në Shqipëri, ose gati 11%.