Rita Ora rikthehet me koncert në Tiranë. Vendoset data, hyrja e lirë

32

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora rikthehet me një koncert madhështor në Tiranë. Shqiptarja ka postuar një foto me shënimin ku tregon se është “e emocionuar dhe e nderuar, për rikthimin në Tiranën time të bukur”.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në mbrëmjen e 6 shtatorit, për të festuar Tiranën si Kryeqytetin Europian të Rinisë 2022. Hyrja do të jetë falas për të gjithë.

Postimi i Rita Orës ka marrë menjëherë vëmendje të madhe dhe ka pasur shumë reagime nga ndjekësit e saj.

Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022 – Një titull që jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian.