A e dini sa shtetas të huaj jetojnë dhe punojnë në Shqipëri? Kush dominon

86

Janë mbi 14 mijë të huaj, që kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë në Shqipëri. INSTAT raportoi se, në 2018, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 14.162 banorë, duke shënuar rritje me 9,7%, krahasuar me 2017. Numri i të huajve rezidentë, në vitin 2018, përbëhet nga 9.203 meshkuj, duke shënuar rritje me 9,9% krahasuar me 2017, dhe 4.959 femra duke shënuar rritje me 9,6% krahasuar me 2017.

Të huajt me origjinë nga Europa, gjatë vitit 2018, janë 8.212 dhe përbëjnë 58,0% të të huajve gjithsej kundrejt 59,2% që përbënin në 2017.

Në vitin 2018, arsyet kryesore të lejeve të qëndrimit janë për punësim dhe bashkim familjar, të cilat së bashku zënë 72,4% të arsyeve të të huajve rezidentë gjithsej. Në 2018, rezultojnë 345 persona, të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke shënuar rritje me 9,2%, krahasuar me vitin 2017.

Gjatë 2018-s, numri i të huajve rezidentë përbëhet nga 9.203 meshkuj dhe 4.959 femra. Meshkujt zënë 65,0% në numrin e të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri. Piramida e të huajve rezidentë në Shqipëri pasqyron qartë një disbalancë gjinore dhe femrat kanë një moshë relativisht më të re se meshkujt.

Numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2018, është 9.090 aplikime, duke shënuar rritje me 0,7%, krahasuar me vitin 2017.