A e dini sa ton ar ka Shqipëria?

107

Të dhënat e përpunuara nga “Ilsole24ore” tregojnë qartë se Shqipëria ka një pasuri prej vetëm 1.6 tonësh ar

Në Europë, në vend të parë është Gjermania me rreth 3380 tonelata metal të verdhë, ose 2100 herë më shumë se vendi ynë.

Gjermaninë e ndjek Italia me rreth 2450 ton ar dhe Franca me rreth 2435 ton ar.

Po në raport me rezervat në valutë sa është norma e metalit të çmuar që ka pasuri vendi ynë?

Të dhënat flasin për një normë në 2.2%. Pra, me rezervat në ar që zënë 2.2% të rezervave në valutë, Shqipëria renditet e treta në Europë, pas Islandës dhe Republikës Çeke.

Të dhënat i referohen vitit 2015, por duke qënë se rezervat në ar janë të akumuluara ndër vite, e madje ndër shekuj për një pjesë të madhe të shteteve, shifrat mund të konsiderohen si aktuale.