Përurohet “Moli i Dashurisë” në Parkun e Liqenit

167

Ky Shën Valentin ka ardhur ndryshe në Tiranë. Qindra çifte të reja dhe qytetarë iu drejtuan Parkut të Liqenit, ku krahas shëtitjeve në ajër të pastër, patën mundësi të shijojnë dekorin festiv dhe një koncert live me muzikë të zgjedhur.

Ashtu si edhe çdo vit tjetër, bashkia e Tiranës kishte menduar që të sillte diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve.

Falë investimit të Bashkisë së Tiranës dhe ABI Bank, në Parkun e Liqenit u përurua “Moli i Dashurisë”, i cili rikthen pas shumë vitesh shëtitjet me varka në liqen.