A e dini se…

18

Në Shqipëri prodhohen mesatarisht 117 mijë  ton ullinj, një pjesë e të cilëve përdoren për vaj e një pjesë për konsum.

Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2018, rezulton se rajoni që prodhon më shumë ullinj është Berat me 37 mijë e 340 ton, i ndjekur nga Fieri me 31 mijë e 493 ton dhe Vlora me 15 mijë e 23 ton .

Ndërkohë janë tre rajone të vendit që nuk prodhojnë fare ullinj. Ato janë Dibra, Korça dhe Kukësi.