A e dini se si ‘lindi’ bankomati? Ja kush e shpiku dhe vendi ku u vendos për herë të parë

207

Makina automatike (ATM) është një pajisje elektronike që u mundëson klientëve të kryejnë transaksione financiare, si tërheqjet e parasë, depozitat, fondet e transferimit ose marrjen e informacionit të llogarisë, në çdo kohë dhe pa nevojën për ndërveprim të drejtpërdrejtë me stafin e bankës.

Nuk ka ndonjë hulumtim apo statistikë që arrijnë në numrin e plotë të ATM-ve në përdorim në mbarë botën.Megjithatë, vlerësimet e zhvilluara nga ATMIA, thuhet se aktualisht në përdorim janë rreth 3 milion njësi, ose rreth 1 ATM për 3000 njerëz në botë.

John Shepherd Barron në vitin 1965 shpiku për hërë të parë bankomatin. Ai vendosi që PIN-i i kartave të kreditit të ishte me 6 shifra, por gruaja e tij u zemërua duke i thenë se nuk i mbante mend aq numra. Kështu, John vendosi që kodi te bëhej me 4 shifra.

Barron tha tha se ai ishte i frymëzuar nga makinat automatike të  çokollatave.

Makineria e parë automatike (ATM) u instalua në një degë në Enfield, Londër, në vitin 1967, kur Reg Varney, një nga yjet e shfaqjes televizive “On the Buses”, u bë personi i parë që tërhoqi para.