A e dini si lindi facebook? Sot rrjeti më i madh social feston ditëlindjen

79

Pesëmbëdhjetë vjet më parë Mark Zuckerberg hapi rrjetin social Facebook, duke mos e ditur se do të bëhej rrjeti më i madh shoqëror në botë. Zuckerberg nuk e dinte se Facebook do e bënte atë një multi miliarder.

19-vjeçari i Harvardit, Mark Zuckerberg hapi një faqe interneti të quajtur ‘TheFacebook’, e cila shërbeu si një direktori online për studentët e tjerë. “Kur e lançuam shpresonim të kishim 400- 500 persona që përdornin Facebook” , ka thënë Mark në atë kohë.

15 vjet që nga fillimi i tij, ky numër është rritur në 2.32 miliardë, gati një e treta e popullsisë së botës. Facebook është tashme një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në planet.

Facebook, së bashku me Google, ka sot ndikim të drejtpërdrejtë mbi më shumë se 70 përqind të trafikut të internetit.

Por nuk kanë munguar edhe skandalet e shumta ndaj Facebook..

Në këto 15 vjet, Facebook ka revolucionarizuar mënyrën se si konsumatorët jo vetëm të krijojnë dhe ndajnë të dhënat, por edhe se sesi të bëjnë biznes.