Harroni shpesh? Ja ushqimet që duhet të konsumoni për një kujtesë të fortë

110

Problemet me kujtesën janë gjithnjë e në rritje me kalimin e moshës. Ato ndikohen dhe nxiten nga problemet me gjumin, stresin, depresioni, mungesa e vitaminës B, tiroidja, alkoli, duhanpirja dhe ilaçet. Në raste më të rënda, kujtesa e varfër nxitet edhe nga skleroza apo sëmundja e Alzheimerit. Sëmundjet e rënda te kujtesës, kërkojnë trajtim të specializuar mjekësor dhe jo thjesht kura natyrale që mund të përgatiten në shtëpi.

Bajamet

Bajamet përmirësojnë kujtesën dhe fuqinë e trurit. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe acide yndyrore Omega-3, të cilat janë fantastike për kujtesën dhe për shëndetin e syve. Zhysni 5-10 bajame në ujë dhe të nesërmen grijini në mikser pa lëkurë. Masën e përftuar ziejeni duke e bashkuar me një gotë qumësht. Shtoni mjaltë dhe pijeni çdo ditë për 30-40 ditë.

Rozmarina

Kjo bimë fantastike është ideale për kujtesën dhe për trurin. Ziejeni një tufë rozmarinë në ujë për pesë minuta. Kullojeni lëngun dhe shtoni mjaltë. Pijeni çdo ditë për 3-4 javë. Ju mund të përdorni edhe vaj esencial rozmarine duke e nuhatur çdo ditë.

Vaji i peshkut

Suplementët me vaj peshku përmirësojnë kujtesën dhe funksionet e trurit. Acidet yndyrore tek vaji i peshkut parandalojnë formimin e pllakave të trurit që kanë lidhje me sëmundjen e Alzheimerit. Merrni 600 mg vaj peshku çdo ditë. Ushqehuni rregullisht sa të keni mundësi me salmon, sardele, harengë dhe skumbri.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit, siç janë boronicat, qershitë dhe manaferrat janë një burim i shkëlqyer flavonoidësh që përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën. Konsumojini ato rregullisht që të merrni vlerat më të mira. Ndër ushqimet e tjera më të mira për shëndetin e trurit, janë avokado, panxhari, lëngu i kockave të mishit, brokoli, selinoja, vaji i arrës së kokosit dhe çokollata e zezë.