A keni dëgjuar për llixhat e Sarandoporit, vaskat natyrale plot vlera

72

Llixhat e Sarandoporit dhjetë minuta larg Leskovikut, janë populluar në fundjavë nga të rinj dhe turistë të ndryshëm.

Janë dy burime të mëdha dhe 40 burime të vegjël me vlera kurative, peizazhin e bukur, mund të bëhet edhe plazh në brigjet e Vjosës dhe ka vlera shumë të veçanta. Pavarësisht infrastrukturës është goxha i vizitueshëm dhe i frekuentuar, kryesisht në verë.

Vlerat kurative janë të padiskutueshme sepse shërojnë, kurojnë sëmundje të brendshme, të ekzemave, të lëkurës dhe më e rëndësishmja, kur ngrohet artificialisht uji nëpër vaska në temperaturën 36 gradë, atëherë ka një veprim maksimal dhe çudibërës për sëmundjet e reumatizmale, deformimit të eshtrave dhe me radhë. Është një ujë që del shumë i pastër dhe duke e pirë njëkohësisht shërben shumë për sëmundjet e ulçerës, verdhëzës, ato të mëlçisë, aparatit tretës e të tjera.

Llixhat e Sarandoporit janë të njohura edhe për faktin se janë vizituar edhe nga figura e njohur siç ishte Lord Bajroni.