Adriana Mema, shqiptarja lider në fushën e industrisë në Kanada

33

“Toronto Constraction Association” ka nominuar gratë lider në këtë industri për të tretën herë radhazi 2004, 2017 dhe 2021. Këtë vit midis grave të suksesshme është edhe një shqiptare. Ajo është Adriana Mema.

Adriana Mema filloi biznesin e saj në kompani ndërtimi kur u transferua në Kanada nga Shqipëria 21 vjet më parë. Në atë kohë, nuk kishte shumë gra emigrante ose gra që punonin në përgjithësi në këtë fushë. Sot, Adriana drejton dy kompani. “Adriatica Safety Consulting Inc.” themeluar nga ajo dhe “Adriatica Construction Ltd.”, themeluar nga burri i saj. Adriana është gjithashtu një profesoreshë e Kolegjit Humber për Fakultetin e Teknologjisë së Zbatuar dhe Shkencës, ku jep mësim Menaxhim Ndërtimi.

Përvoja e industrisë së Adriana-s u zhvillua nga puna me “Rafat General Contracting Inc.” dhe “Bondfield Construction”, ku ajo arriti të ndërtojë marrëdhënie të forta profesionale dhe të mësojë nga mentorët e industrisë. Ajo ka përdorur përvojën e saj në rritje për të provuar se mund ta kryejë punën dhe po bën një ndryshim me kompanitë e saj.

Përkundër sfidave Adriana arriti të coj përpara të dy bizneset me sukses. Gratë janë një fuqi në botën e inxhinierisë dhe mund të kenë sukses më vete.