Të moshuarit që nuk pranojnë të pleqërojnë

4

Shtëpia e të moshuarve në Gjirokastër nuk është thjesht një strehë ku moshat e treta kanë një vend të ngrohtë për të qëndruar dhe ushqyer.

Disa prej tyre kanë mundësi që të angazhohen dhe të prodhojnë punime artizanati. Në këtë mënyrë këta të moshuar jo vetëm thyejnë monotoninë e të qëndruarit në një ambient, por janë edhe të dobishëm, madje mund të sigurojnë edhe të ardhura nga shitjet.

Për drejtorinë kësaj shtëpie, projekti përveç të tjerave u mundëson të moshuarve edhe familjarizimin me njëri-tjetrin.

Oda e shtëpisë është risia e radhës në këtë qendër , ku kanë nisur të ekspozohen të gjitha punimet e realizuara nga banorët e shtëpisë ndërsa së shpejti me këto punime do të prezantohen edhe panaire artizanati.

/a2news.com