Afërdita dhe Ermelinda, mësueset nga Shqipëria nisin mësimin për shqiptarët e Ukrainës

60

Mësuesit nga Shqipëria fillojnë për herë të parë mësimin e gjuhës shqipe për shqiptarët e Ukrainës në Karakurt. Janë dy mësueset Afërdita Skura dhe Ermelinda Delialliasi të cilat kanë nisur mësimin e gjuhës shqipe në komunitetin shqiptar, njofton Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

“Për herë të parë mësimi i gjuhës shqipe këtu po realizohet falë projektit të veçantë të Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

Ky program synon evidentimi e njohurive të gjuhës shqipe në komunitetet shqiptare të Diasporës dhe krijimin e një programi të posaçëm për secilin komunitet sipas shkallës së njohjes së gjuhës shqipe”.

“Projekti në Ukrainë, do të shtrihet edhe në qytezat Gamovka, Divnyns’ke dhe Tyushki. Mësimi plotësues i gjuhës shqipe do të realizohet me tekstet shkollore të dërguara nga Qendra e Botimeve për Diasporën”.