Agjencia italiane ‘Siviaggia’: Ishulli i Sazanit duhet vizituar të paktën një herë në jetë

19

Agjencia italiane e udhëtimeve ‘Siviaggia’ ka sugjeruar ishullin e Sazanit si një nga destinacionet që nuk duhet lënë pa vizituar në jetë. ‘Rilindja e Sazanit’, e nis artikullin ‘Siviaggia’.

“Ishulli është në të vërtetë një parajsë e vogël e natyrës së egër dhe të paprishur, ku mund të eksploroni shtigje jo aq të lehta, por tejet tërheqëse dhe misterioze, dëshmi për të kaluarën e saj të stuhishme ushtarake.

Këtu ujërat e kristaltë të pastër dhe plazhet pa frymë janë një kundërpeshë ndaj rrënojave të Luftës së Ftohtë, një pjesë e së cilës u mor nga arkeologët dhe u ekspozua në Muzeun Arkeologjik të Durrësit” shkruan ‘Siviaggia’ për ishullin e Sazanit.

Agjencia italiane cilëson si të veçantë historinë që mbart ky ishull, ‘dëshmitë’ e së kaluarës, të cilat janë shkrirë me ‘të mirat’ e natyrës.

“E kaluara e trazuar e Sazanit rishfaqet në çdo cep të këtij shkëmbi të madh me një majë gati 340 metra mbi nivelin e detit, midis 3600 bunkerëve të shpërndarë në sipërfaqen e tij dhe tunelet e gjata nën tokë, të ndërtuara për ushtarët e Shqipërisë komuniste të Enver Hoxhës” shpjegon ‘agjencia italiane e udhëtimeve.

‘Siviaggia’ e mbyll artikullin duke orientuar turistët dhe lexuesit me rrugën që duhet të ndjekin për të mbërritur në brigjet e Shqipërisë.