Agro Iliria – Kompania shqiptare me prodhime të certifikuara sipas standarteve ndërkombëtare

64

Nuk ka rëndësi nëse jeni një shitës apo një blerës, nëse po kërkoni një produkt cilësor në treg, ajo çfarë ju intereson më së shumti është garancia më të cilën ky i fundit vjen. Kjo vlen në çdo rast e sidomos kur bëhet fjalë për prodhime të freskëta bujqësore për shkak të ndikimit të tyre drejtpërdrejtë në sigurinë ushqimore të çdo konsumatori.

Për këtë arsye kompanitë prodhuese aplikojnë prakatikat e certifikimit për produktet e tyre në mënyrë që aksesi në tregje të zhvilluara dhe siguria e blerësit të jenë të certifikuara me standartet më të larta. Këtë praktikë ndjek edhe Agro Iliria një kompani vendase, lider në Ballkan të prodhimit bujqësor në prodhimin e shegëve, manave goxhi apo pemëve të tjera frutore që rriten në zonë.

Njihni Agro Iliria Group

Agro Iliria Group shpk është një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit bujqësor në Shqipëri, themeluar në vitin 2015 dhe menaxhohet nga dy ortakë, z. Ilir Trebicka dhe z. Shpëtim Oseku.

Agro Iliria punëson rreth 31 persona në zonën e Karavastasë dhe është e certifikuar sipas auditimit SMETA, standard që tregon kujdesin dhe vëmendjen e kompanisë për mirëqenien e punonjësve dhe standardet e larta të kushteve të punës.

E njohur gjithashtu edhe për inovacionin e vazhdueshëm në praktikat bujqësore dhe bazuar në prodhimin e pritshëm në vitet e ardhshme, do të jetë një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të shegës në Ballkanin Perëndimor.

Rruga drejt tregjeve ndërkombëtare

 Agro Iliria përfaqëson një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit në Ballkan, me një sipërfaqe të mbjellë prej 70 ha shegë të varieteteve Wonderful dhe Acco, 10 ha goji berry, si dhe sipërfaqe më të vogla me pemë të tjera frutore në zonën e Karavastasë, pranë Bashkisë Divjakë. Një kompani që ka sjellë një risi të veçantë në fushën e bujqësisë: kultivimin e pemëve frutore në toka të kripura.

Me një vëmendje të të veçantë në zbatimin e standardeve të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, në gusht 2022, Agro Iliria Group u certifikua me Global G.A.P., një standart ndërkombëtar i njohur që merr në konsideratë sigurinë ushqimore, shëndetin dhe mirëqenien e punëtorëve dhe mbrojtjen e mjedisit.

Me mbështetjen e “USAID Economic Development, Governance and Enterprise Growth Project dhe Creative Business Solutions CBS, asistoi kompaninë për zbatimin e sistemit HACCP.

Falë këtij certifikimi dhe certifikatave të tjera të sigurisë ushqimore dhe përgjegjësisë sociale, kompania mundi të arrijë marrëveshje me blerës të mëdhenj në tregun e Mbretërisë së Bashkuar të përfshirë në paketimin dhe shpërndarjen e frutave të freskëta. Falë kësaj marrëveshjeje Agro Iliria sot eksporton më shumë se gjysmën e shegës në tregun e Britanisë së Madhe.

Ekspertë të CBS dhe Agro Iliria gjatë trajtimeve për certifikimin HACCP

Me rritjen e pritshme të prodhimit nga qindra në mijëra tonë kompania po punon në mënyrë aktive për të zgjeruar mundësitë e tregut jashtë vendit dhe të gjithë të interesuarit mund të dinë më shumë për kompaninë në profilin e tyre në platformën  Agrotrade.

Agro Iliria është një pjesëmarrëse e rregullt në panairin më të madh në botë për fruta-perimet Fruit Logistica dhe të gjithë partnerët e interesuar mund të diskutojnë me kompaninë gjatë ditëve të panairit në Berlin në Shkurt të çdo viti.

Për më shumë informacion rreth kompanisë dhe kontakt klikoni Agro Iliria Group në facebook dhe agro_iliria_group në Instagram.

/agroweb.org