Çdo shtetas shqiptar mbi 18 vjeç, rezident në Shqipëri, tashmë ka mundësi të hapë një llogari bankare drejtpërdrejt nga telefoni, nëpërmjet AILend.
Për të nxitur përfshirjen e të rinjve në shërbimet financiare, AILend do të dhurojë 10 bursa (pagesën e tarifës vjetore të universitetit) për ata studentë që regjistrohen online për të hapur një llogari bankare dhe që do të vazhdojnë studimet një universitet shtetëror. Për më tej, 3 studentë do të përzgjidhen për të vazhduar internship 3 muaj të paguar pranë AILend.
Studentët do të duhet të aplikojnë për të hapur një llogari si dhe të dërgojnë CV-në e tyre të përditësuar.
Vetëm ata studentë që kanë arritur të hapin llogarinë në mënyre të sukseshme do të kalojnë fazën e parë. Më pas, ekipi i AILend do të analizojë CV-të e studentëve, duke përzgjedhur ato më profesionalet.
Tre nga dhjetë studentët e përzgjedhur për bursa (kushti i vetëm është të keni profil informatike), do të kenë mundësinë të fitojnë një internship tre muaj të PAGUAR pranë AILend. Mundësi e jashtëzakonshme për t’u bërë pjesë e një prej ekipeve më inovatorë në Shqipëri.
Nëse doni ndihmë me CV, mund të ndiqni blogun e AILand “Çfarë është një CV e mirë? Ja 10 pikat tona për t’ju ndihmuar”.
E gjithë kjo e ka një përse! Përse është menduar të angazhohen studentët për të hapur një llogari bankare?
AILand ndihmon në edukimin financiar të studentëve. Të gjithë duhet të pajisen me një llogari bankare.
Në tregun e punës, hapi 1 është të keni nje CV. Ndoshte edhe para sigurimit të një diplome: duhet të filloni të mendoni që tani për të.
Dhjetë studentë do kenë studimet falas vitin tjetër. Tre prej jush do të përfitojnë eksperiencë pune të paguar.
businessmag.al