Akademia e Forcave të Armatosura, 60 të rinj nisin studimet

15

Pas më shumë se 10 vjetësh shkëputje, rikthehet Akademia e Forcave të Armatosura, ku prej së hënës, 60 të rinj do të nisin studimet në shkencat ushtarake.

Rikthimi i kësaj akademie, u bekua edhe nga Akademia e Shkencave, e cila në vijim të bashkëpunimit shumë të mirë me Forcat e Armatosura, i dhuroi fondit të bibliotekës së akademisë 220 tituj librash.

Këtë të hënë fillojnë e studiojnë në Akademi 60 studentë e parë. Ky eshte i vetmi institucion i licencuar në vend për mbrojtjen dhe sigurinë.