Rruga Palasë-Dhërmi, me gjatësi 4.45 km, pjesë e aksit Orikum-Himarë, është një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit.
Palasë–Dhërmi është një prej akseve të rëndësishme rrugore, vënia në funksion e të cilit lehtëson dhe shkurton kohën e udhëtimit turistik përgjatë bregdetit të jugut, duke lidhur daljen e tunelit të Llogorasë me Dhërmiun dhe duke ofruar një rrugë të re për të gjithë ata që duan të vizitojnë Dhërmiun.
Ky projekt fillon në kryqëzimin e rrugës “Rrugët e bardha”, Palasë, pikë në të cilën është përcaktuar dhe lidhja me rrugën ardhëse nga dalja e tunelit të Llogorasë, vijon më tej nën fshatin Palasë, në një trase tërësisht të re, dhe përfundon në rrugën e kampit në Dhërmi.
Gjatësia e aksit është 4.45 km, ndërsa në projekt janë parashikuar dhe ndërtimi i disa rrugëve sekondare për aksesimin e zonave turistike.
/ata.gov.al