“Amazon Go”, blerje në supermarket “pa paguar”

302

“Amazon Go”, që gjendet në Seattle, është testuar nga punonjësit e kompanisë përgjatë gjithë vitit të kaluar e tani, duket ishte gati për prezantimin e madh.

Supermarketi përdor mini-sensorë dhe kamera të vendosura në tavan për të identifikuar secilin blerës e për të gjurmuar produktet e përzgjedhura prej tyre, në një proces qe eliminon nevojën e faturimit. Pagesa do të tërhiqet nga kartat e kreditit të klientëve kur ata të largohen nga dyqani.

Përpara se të hynë atje, blerësve do t’iu duhet të aktitizojnë aplikacionin e “Amazon Go” në celularët e tyre të cilët më pas do t’i skanojnë.

Burimi: Top Channel