Ana Allani, një kapitene shqiptare në Akademinë Mbretërore

20

Krenarë për karrierën e shqiptareve, edhe në ushtri dhe në trajnimet në Akademitë më prestigjoze siç është ajo e Akademisë Mbretërore. Ambasada Britanike në Tiranë na prezanton me Ana Allanin:

“Unë hapa siparin për të krijuar një vazhdimësi për pjesëmarrjen e grave shqiptare në Akademinë Mbretërore.

Edukimi nuk ka gjini dhe çdo individ duhet të përmbushë qëllimet e veta pavarësisht rrethanave. Çdo vajzë duhet të përpiqet të thyejë barrierat, të përballet me sfidat duke treguar vlerat që ka dhe jo të struket në paragjykimet e shoqërisë.” – Kapitene Ana Allani