Anesteziologu zbulon detajet se çfarë ndodh me ju gjatë anestezisë

7

Operacione të shumta bëhen në pacientë çdo çast, mirëpo pakkush njeh procesin e ndërlikuar të vënies në gjumë me anestezion.

Puna e anesteziologut është që të shlyejë vetëdijen tuaj, të eliminojë dhembjen dhe të imobilizojë trupin gjatë operacionit. Ai mat pulsin tuaj derisa jenë në gjumë, kontrollon frymëmarrjen dhe shtypjen e gjakut. Anesteziologu Henry Jay Przybylo zbulon se çfarë saktësisht ndodh pasi që të bini në gjumë të thellë në tavolinën e operacionit!

“Ventilet” midis fytit dhe lukthit lirohen duke lejuar që përmbajtja të kalojë në gojë, derisa refleksi i gabzherrit më nuk mbron hyrjen në fyt. Nëse ushqimi përfundon në rrugët e frymëmarrjes, pacienti mund të ngufatet apo thartira nga lukthi mund të dëmtojë indet e mushkërive.

Zakonisht pacientët këshillohen që të mos hanë asgjë 6 deri në 8 orë para operacionit. Vetëm lëngje të kthjellëta u lejohen, madje deri dy orë para operacionit, duke pasur parasysh që nuk duhet ta mbushin lukthin me thartirë. Ushqimi i yndyrshëm prodhon thartirën më kryeneçe, e cila duhet tetë orë të eliminohet nga stomaku.

Disa pacientë çdo gjë e ndiejnë

Për t’u siguruar amnezia e plotë, ndonjëherë gjatë procedurës u japin ilaçe plotësuese. Thuhet që asnjë pacienti nuk do t’i kujtohet se çfarë ka ngjarë derisa ka qenë në gjumë të thellë, mirëpo disave megjithatë u kujtohet.

/lajmifundit.al