Anija me famë botërore, “Amerigo Vespucci” tërhoqi rreth 10 mijë vizitorë në Durrës

29

Rreth 10,000 qytetarë vizituan anijen italiane me famë botërore, “Amerigo Vespucci”, e konsideruar si ndër anijet më të bukura në botë.

Kjo anije u ankorua në datën 16 tetor në portin e Durrësit, ku gjatë ditëve të qëndrimit tërhoqi vëmendjen e mijëra vizitorëve.

Autoriteti Portual Durrës shprehu mirënjohjen për punën e bërë nga ekipet operacionale dhe të Sigurisë Portuale.

E ndërtuar në vitet ‘20 në kantieret e Castellammare di Stabia, anija “Amerigo Vespucci” është kthyer në një shkollë lundruese që ka edukuar breza të tërë oficerësh.

Ajo ka kryer mbi 70 fushata trajnimi në mbarë botën. Prej vitit 1994 “Amerigo Vespucci” nuk kishte lundruar më në ujërat shqiptare.
APD njoftoi se anija ka vijuar sot lundrimin e saj drejt destinacionit të radhës.