Antibiotikët natyralë që shkatërrojnë infeksionet. Ja lista

42

Në këtë artikull të përgatitur nga AgroWeb do të njiheni me antibiotikët më të mirë natyral, të cilët nuk shkaktojnë asnjë efekt anësor.

Uthulla E Mollës

Uthulla përmban acid malik që shkatërron bakteret, viruset dhe mykun. Ajo gjithashtu shkatërron mbetjet toksike në organizëm.

Hudhra

Hudhra është një antibiotik i fuqishëm natyral që mbron bakteret e mira. Ajo është e suksesshme kundër virozave, mykut dhe parazitëve. Nëse e përdorni rregullisht, edhe në sasi të vogla, hudhra mund të kurojë shumë sëmundje si myku, infeksionet, diareja kronike, sinoziti, herpesi, hipertensioni, të ftohurën, kolesterolin, dhimbjet e dhëmbit, sëmundjet e zemrës etj.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është përdorur me sukses kundër të ftohurës, por konsumi i tij rrit temperaturën e trupit dhe nxit djersitjen. Falë djersës, trupi çliron një lëndë që shkatërron mikrobet.

Qepa

Qepa ka të njëjtin funksion si hudhra. Ajo largon dhimbjet, përmirëson qarkullimin dhe lufton inflamacionin.

Gjethja e Ullirit

Sipas të dhënave gjethja e ullirit shkatërron me efikasitet mykun dhe bakteret e këqija. Për më tepër, ajo mbështet zhvillimin e baktereve të mira. Praktikisht, ekstraktet e gjethes së ullirit trajtojnë me efikasitet të gjitha llojet e infeksioneve. Ju mund të bëni çaj me gjethet e ullirit.

Frutat Dhe Perimet Me Vitaminë C  

Kjo vitaminë stimulon sistemin imunitar dhe parandalon disa sëmundje. Vitamina C ka aftësinë të trajtojë infeksionet bakteriale dhe virozat, thonë të dhënat. Ju mund të parandaloni infeksionet duke ngrënë fruta dhe perime.

Rrepa

Rrepa nxjerr vajra esencialë që kanë të njëjtin efekt si antibiotiku. Këto vajra esencialë janë efikasë në trajtimin e infeksioneve urinare dhe atyre të rrugëve të frymëmarrjes.

Eukalipti

Bëhet fjalë për një antibiotik natyral. Vaji esencial i eukaliptit duke u përzier me vajin e ullirit ose të bajames ndihmon në trajtimin e infeksioneve, uljen e temperaturës, shkatërrimin e baktereve dhe mykut.

Kanella

Kjo erëz është përdorur në mjekësinë popullore prej shekujsh. Vajrat esencialë të kanellës janë të mrekullueshme kundër mikrobeve, mykut dhe baktereve. Kanella përmirëson tretjen dhe është e mrekullueshme për shëndetin e lëkurës dhe dhëmbëve.

Erëza Të Tjera

Produkte të tjera që kryejnë të njëjtin rol si antibiotiku janë: Dafina, majdanozi, nenexhiku, kopra, rigoni, sherebela, trumza, rozmarina, borziloku dhe arrëmyshku.