Antigone, riçelet pas 10 vitesh ndërprerje Qendra e Artizanatit për punimet e leshit dhe pambukut

629

Artizanët e Antigonesë kanë riçelur pas 10 vitesh ndërprerjeje Qendrën e Artizanatit për punimet e leshit dhe pambukut.
Janë rreth 30 gra dhe vajza nga disa fshatra të njësisë Antigone që do të rijetëzojnë qendrën si pjesë e një programi të Ministrisë së Kulturës. Ligji i fundit për lehtësimin e zejeve do të mbështesë këtë aktivitet dhe do të mundësojë promovimin e produkteve.Qendra e Artizanatit u çel 13 vite më parë, me mbështetjen e një fondacioni norvegjez. Programi aktual synon ta kthejë këtë ndërmarrje në një ekonomi ndihmëse për më shumë se 30 familje të zonës. 

Burimi: Top Channel