Apple, prezantohet iPhone 14 Pro, Apple Watch Pro, Apple AirPods Pro

19

Edhe në këtë event të shtatorit 2022 i mbajtur në “Steve Jobs Theater”, në kampusin Apple Park në Cupertino, i pari pas tre vitesh, Apple prezantoi një sërë pajisjesh të reja.

Apple prezantoi katër smartphone të rinj – iPhone 14, iPhone 14 Plus (jo Max), iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro, tre orë inteligjente Apple Watch 8, Apple Watch Pro dhe Apple Watch Se versioni 2022 dhe gjeneratën e dytë të kufjeve Apple AirPods Pro.

Por mbi të gjitha tregoi se veçantia e saj qëndron në mundësinë dhe aftësinë për të ndërthurur hardware, software dhe shërbimet.

Prezantohet iPhone 14 Pro

Siç është bërë traditë, Apple e lë gjithnjë të fundit prezantimin e modelit të shumëpritur. Është momenti i iPhone 14 Pro. Ndryshon dizajni.

Lamtumirë notch i vjetër. Ndryshon ndërveprimi me telefonin. Njoftimet kryesore do të shfaqen në pjesën e sipërme, duke shfrytëzuar më shumë hapësirën. Në thelb, notch shndërrohet në një qendër funksionesh dhe njoftimesh. Quhet Dynamic Island (ishulli dinamik).

Procesori është A16 Bionic, 40 për qind më i fuqishëm se ai i konkurrentëve, natyrisht më i fuqishëm se A15 Bionic, tek iPhone 14 dhe 14 Plus. Një pjesë e fuqisë do të përdoret për përpunimin e imazheve. Ndër funksionet e reja është edhe Always On Display.

Megjithatë nuk do të ishte një iPhone i ri, pa një fotokamerë të re. Për herë të parë, fotokamera në iPhone është 48 megapixel. Përmirësimet përfshijnë progresin në fotografi në kushte me pak dritë, duke përdorur një sensor quad-pixel, me aperturë f/1,78 dhe gjatësi fokusi 24 mm.

Apple thotë se është përqendruar tek eficienca energjetike, tek ekrani dhe fotokamera me chip-in e ri, i cili kontribuon edhe në sistemin e ri Dynamic Island.

– iPhone 14 Pro: duke nisur nga 1.339 euro
– iPhone 14 Pro Max: duke nisur nga 1.489 euro

Prezantohen iPhone 14 e iPhone 14 Plus, modelet amerikane do të kenë vetëm eSIM, lamtumirë SIM fizike

Momenti tjetër i rëndësishëm. Prezantohen dy modelet “bazë”, iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus, me dizajnin klasik të parë te modelet e fundit, me notch klasik shumë të dukshëm.

Rikthehet emri “Plus”: pranë iPhone 14 është iPhone 14 Plus, me ekran 6.7 inç. Bateria zgjat gjithë ditën, shpjegon Apple. Procesori është A15 Bionic. Cpu 6 Core. Vëmendje e madhe i është kushtuar fotokamerës. Modelet për tregun amerikan nuk do të kenë më SIM fizik, vetëm eSIM.

Vjen funksioni i emergjencës, nëpërmjet të cilit mund të jepni alarmin në situata të rrezikshme, edhe kur s’keni mbulim rrjeti. Në këtë rast përdoret sinjali satelitor, një risi e madhe. Quhet Emergency SOS via Satellite.

– iPhone 14: duke nisur nga 1.029 euro
– iPhone 14 Plus: duke nisur nga 1.179 euro

AirPods Pro e rinj përfshijnë “touch control”

Në event u prezantuan edhe kufjet e reja AirPods Pro 2, të rinovuara pas tre vitesh me chip H2, i cili garanton cilësi më të lartë dhe eliminimin e zhurmës në sfond, gjithashtu shtohen kapakët XS për veshët më të vegjël.

Në thelb, ato reagojnë menjëherë ndaj zhurmave të jashtme dhe përshtaten në përputhje me rrethanat. Me këto kufje, Apple prezanton edhe touch control, i cili ju lejon të përdorni disa funksione, duke i prekur ato.

Ka një audio hapësinore e personalizuar që përfiton nga kamera e selfie TrueDepth e iPhone për të krijuar një profil personal bazuar në madhësinë dhe formën e kokës dhe veshëve tuaj.

– AirPods Pro 2: 299 euro
– AirPods 3 me lightning: 209 euro
– AirPods 3 me MagSafe: 219 euro

Apple Watch 8, Se 2022 e Ultra, një orë e re e menduar për sportin

Gjenerata e re e Apple Watch 8 ka të njëjtat linja të modeleve të mëparshme, por me një ekran më të madh e të ndritshëm, për të lexuar më lehtë në çfarëdo rrethanash.

Është shtuar sensori i temperaturës, i fokusuar në mënyrë të veçantë te shëndeti i femrave. Në të ka dy sensorë të rinj për lëvizjen, si akselerometri dhe xhiroskopi, që mund të zbulojnë aksidentet automobilistike me saktësi të madhe dhe në mënyrë të papritur në të gjitha makinat më të përdorura.

Bateria zgjat nga 18 deri në 36 orë, me funksionin loë power mode.

Orët inteligjente Apple Watch Se kanë të njëjtin chip S8 të Watch 8, sensorë identikë të përplasjes dhe është realizuar në alumin të ricikluar 100%.

Prezantohet edhe Apple Watch Ultra. Mund të përdoret edhe me doreza, bateria zgjat nga 36 orë ose 60 orë me low power mode.

– Apple Watch SE: 309 euro
– Apple Watch Series 8: 509 euro
– Apple Watch Ultra: 1.009 euro