Kompania ‘’IPhone’’ ka zhvilluar një risi teknologjike e cila përmes një videokamere synon monitorimin e kafshëve shtëpiake kur ato ndodhen vetëm në shtëpi.
Kjo risi u prezantua nga programuesit e kompanisë Apple në Konferencën e Zhvilluesve (WWDC 2023) dhe quhet ‘’Animal Body Pose’’.
Kamera është në gjendje të identifikojë dhe gjurmojë kafshët përmes telefonit.
Ajo i ‘’njeh’’ ato në 25 pika, nga veshët tek bishti, dhe skanerizon fotografinë në moment: nëse kafsha është ulur, në këmbë apo kërkon ushqim.
Zhvilluesit që duan të përfitojnë nga ky sistem do të jenë në gjendje të krijojnë aplikacione që gjurmojnë automatikisht subjektet në video të drejtpërdrejta në një fushë shikimi 360 gradë.
/ata.gov.al