Studiuesit e letrave, por edhe akademikë do të kenë më shumë lehtësi për të marrë dokumente nga Arkiva. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivës në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit kanë prezantuar paraditen e së martës Modulin e Arkivës Online. Ky është një shërbim i ri në portalin e-albania që i shërbën një grupi të caktuar.
Studiuesit dhe akademikët e fushave të ndryshme do të kenë mundësinë të aksesojnë dokumentat e Arkivës lehtësisht.
Digjitalizimi i Arkivës do të vijojë pasi vetëm 0.2% e fondit të disponueshëm e ka kaluar këtë proces.
Me anë të këtij shërbimi çdokush mund të marrë materialet e kërkuara lehtësisht, duke bërë kërkesën online kundrejt një pagese me kartë krediti.
Moduli i Arkivës Online do të ofrojë shërbim falas për studentët që mbrojnë temën e diplomës në studimet Master dhe Doktoraturë