Arsyet pse Durrësi po shkëlqen në turizëm këtë sezon

31

Modeli turistik i Durrësit po rezulton i suksesshëm si efekt i turizmit të organizuar, ku një pjesë e mirë e strukturave prej vitesh lidhin kontrata me garanci. Kjo vjen edhe prej afërsisë me Aeroportin e Rinasit që e bën më të aksesueshëm këtë bregdet.

“Bregdeti i Durrësit po rezulton i suksesshëm, sepse 70% e hoteleve operojnë me turizëm të organizuar që vjen përmes charter-ave, por edhe mënyrave të tjera të transportit. Avantazhi i Durrësit është fakti që ka Aeroportin e Tiranës afër.

Ndërkohë janë bërë edhe disa ndërhyrje që kanë rregulluar zonën e plazhit, duke ndryshuar disi pamjen kaotike. Në këtë zonë vijojnë ende ndërtime, por ne shpresojmë që ato të jenë të kontrolluara dhe të rregullojnë në tërësi zonën për të cilën interesi është në rritje.

Duhet thënë që një tjetër arsye pse modeli i Durrësit është i suksesshëm lidhet me strukturat e reja që kanë investuar shuma të konsiderueshme, duke rritur kapacitetin cilësor që ofrohet. Strukturat serioze janë angazhuar me trajnime stafi, si dhe konsolidimin e paketave që përfshijnë opsionet “të gjitha të përfshira”, apo “me mëngjes dhe dark딓, thotë Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar

Durrësi është qyteti me rritjen më të madhe të vizitorëve këtë sezon veror dhe si i tillë i ka dhënë peshë gjithë rajonit qendror. Të dhënat e Institutit të Statistikave për strukturat akomoduese në korrik treguan se në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë rajoni qendër ku bën pjesë Durrësi u rrit me 50 për qind.

Të ardhurat

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave tregojnë se shpenzimet e të huajve në Shqipëri në 6 muajt e parë të vitit arritën në 1.13 miliardë euro, me një rritje prej 64% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi nuk e kishte marrë ende veten nga pandemia. Edhe në raport me 2019-n, prurjet valutore të të huajve në Shqipëri u rritën me 32%.