Artistja shqiptare fituese e çmimit Ndërkombëtar të Krijuesve të Rinj në Nju Jork

23

Artes Ferruni është artistja shqiptare 25 vjeçare që po shpalos talentin e saj në regjizurë.

Ajo është fituese e çmimit Ndërkombëtar të Krijuesve të Rinj në “Festivalin Ndërkombëtar të Televizionit IEmmy 2019” në Nju-Jork të SHBA-ve për filmin me metrazh të shkurtër “It starts within”.

25-vjeçarja ka ngritur flamurin e industrisë shqiptare të filmit në një nga organet më prestigjioze të dhënies së çmimeve.

Që nga mosha shtatë vjeçare, ajo ndihmoi në dyqanet e prindërve të saj. Ata hapën Dyqanin e parë Organik në Shqipëri. Një kërcimtare e etur latine që në moshë të re, ajo tani është në qendër të vëmendjes për punën e saj në film dhe historia e saj është thjeshtë një arritje, krijimtari dhe këmbëngulje.