Asfaltohet Unaza e vogël, terminal për urbanët pas Teatrit të Operës dhe Baletit

29

Për të lehtësuar edhe më shumë qarkullimin e mjeteve, e gjithë “Unaza e Vogël” në kryeqytet do të shtrohet me asfalt të ri dhe do të pajisen me sinjalistikën e nevojshme.

Gjithashtu, një terminal autobusësh urbanë, do të vendoset në hapësirën prapa Teatrit të Operës dhe Baletit.

Ndërkohë pritet që këtë verë në Tiranë të nisin funksionimin linjat e autobusëve të shpejtë.

Ndryshimi tjetër do vijë në 3 linja: linja Kombinat – Kinostudio, Unaza klasike dhe linja tjetër e Tiranës së Re. Këto 3 linja, duke filluar nga vera, do të kalojnë në sistemin që quhet “Bus Rapid Transit”, lëvizje e shpejtë me autobus.