Në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” u zhvillua Kupa e Shqipërisë në Atletikë.
Në këtë event u vendos një rekord i ri kombëtar në 400 metra, me atletin Franko Burraj që përmirësoi kohën që ai vetë mbante.
Atleti i Vllaznisë përmirësoi rezultatin e tij të vitit 2022 në garën e 400 metrave, duke e zbritur kohën nga 46:16 në 46:14. Ky rezultat e shpalli atë si më të mirin në disiplinën e meshkujve.
Gara ku ishin shumë sportistë nga vendi pa edhe garimin e vajzave, me Iljana Beqirin e Tiranës që doli e para me kohën 56:16 në 400 metra dhe meritoi vlerësimin si sportistja më e mirë e turneut.
Referenca: ata.gov.al