Atleti shqiptar, medalje ari në Serbi

296

David Nikolli, atleti i talentuar nga Lezhë, mori medalje ari në garën e 3000 metrave në kampionatin Ballkanik që po mbahet në Novi Pazar të Serbisë.

Nikolli, i cili jeton në Itali, mbërriti i pari në finish me kohën 8 minuta e 31 sekonda.

Atleti i talentuar shqiptar, pasi u sigurua që i kishte lënë të gjithë pas, në finish bëri edhe simbolin e “shqiponjës”.

Burimi: Lexo.al