Avioni i epokës hapësinore mund të ndryshojë fluturimin përgjithmonë

53

Duket si një anije kozmike, funksionon me karburant që deri para disa vitesh ekspertët e quanin “të çmendur” dhe sapo është konkretizuar nga fletët e vizatimit dhe projektimit, por në sytë e një prej prodhuesve kryesorë të avionëve në botë, është padyshim e ardhmja.

Por jo e ardhmja e largët. Airbus shpreson që ne do të fluturojmë në qiell në një nga modelet e tij radikalë në vetëm 15 vjet, duke lënë pas ditët e fluturimit ndotës dhe motorit me raksion.

Avioni me krahë të përzier është një nga trinitetet e modeleve eko-miqësorë me karburant hidrogjeni të zbuluar kohët e fundit nga Airbus si pjesë e ambicieve të tij për të udhëhequr dekarbonizimin e industrisë së aviacionit.

Është një plan i guximshëm dhe një që vetëm disa muaj më parë mund të dukej delirant pasi kërkesa për udhëtime ajrore me karburant fosil vazhdoi të rritet, me sa duket e imunizuar ndaj shqetësimeve në rritje të mjedisit.

Por ardhja e Covid-19 dhe ndikimi i tij në aviacion mund të kenë pastruar pa dashje një shteg fluturimi për përpjekjet për të rimenduar teknologjinë e botës në ajër.

Airbus ka pagëzuar programin e tij të ri ZEROe. Projektimet e zbuluara nuk janë prototipa, por një pikënisje për të eksploruar teknologjinë e nevojshme për të filluar ndërtimin e avionëve të parë komercialë neutralë ndaj klimës.