Banka Botërore, 3.4 mln dollarë për kanalet vaditëse në Lushnje

71

Investimi i financuar nga Banka Botërore që arrin vlerën e 3.4 milionë dollarëve për rehabilitimin e kanaleve vaditëse në zonën e Lushnjes pritet të përfundojë brenda afatit në mënyrë që të zgjidhjet problematika për fermerët.

Rehabilitimi i kanaleve vaditëse Murriz-Thanës-Krutje ka nisur në muajin tetor të vitit 2018.

Punimet duhet të përfundojnë brenda 8 muajve nga nënshkrimi i kontratës. Janë rreth 4 mijë e 300 hektarë tokë bujqësore në zonën e Myzeqesë që vaditen prej këtyre kanaleve, të cilat furnizohen nga rezervuari i Thanës, i cili është një prej më të mëdhenjve në Shqipëri dhe madje në rajon.