Banorët po kthejnë shtëpitë në bujtina të agroturizmit

15

Zona e Këlcyrës, me resurse të pasura në prodhimin bujqësor dhe blegtoral dhe klimën e favorshme, po tërheq banorët në zhvillimin e agroturizmit.

Në fshatin Katundisht, banorët e zonës krahas kujdesit për bujqësinë kanë nisur të kthejnë shtëpitë në bujtina të agroturizmit.

Mbështetja e qeverisë për investime në agroturizëm, po nxit banorët e zonave rurale ta shohin këtë sektor me interes për shtuar të ardhurat familjare.

Çifti Ismet dhe Vjollca Lile janë një shembull që pasi provuan emigrimin për disa vite me radhë vendosen që shtëpinë e prindërve ta kthejnë në shërbim të turizmit.

Përveç kujdesit për mbjelljen e perimeve të ndryshme zonja e shtëpisë është amvisa që gatuan dhe sjell në tavolinë shijen e ushqimeve tradicionale të zonës që janë mjaft të kërkuara nga vizitorët e ndryshëm vendas dhe të huaj.

Sipas Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, modelet e bujtinave po shtohen në shumë zona rurale. Banorët po shfaqin interes që shtëpitë e jetës ti ri konstruktojnë dhe ti kthejnë në shërbim të turizmit. Kjo pasi nga viti në vit kërkesat për akomodim dhe shërbim të vizitorëve po shtohen.

/ata.gov.al