Bashkia e Tiranës, projekt për rijetëzimin e bibliotekave të lagjeve

259

Të apasionuarit pas leximit, prej ditës së sotme kanë mundësi të gjejnë në bibliotekat e lagjeve të Tiranës më shumë tituj librash, kryesisht të autorëve të mëdhenj, me famë botërore dhe vendas. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës vunë sot në zbatim projektin e rijetëzimit të bibliotekave të lagjeve, ku paralalelisht me rikonstruksionin, janë pasuruar edhe me tituj të rinj librash. Sot u bë dhurimi i librave për 6 bibliotekat e para, të cilat kanë përfituar nga 200 tituj secila.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Bibliotekës Nr.9 në Njësinë 7, mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe lexues, kryesisht të rinj. Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Veliaj falenderoi Ministrinë e Kulturës për mundësimin e librave, si dhe theksoi se ky është investimi më i mirë që bëhet për të ardhmen e shoqërisë dhe sidomos të të rinjve.

cze5wmbxeaia4m cze5ilowiaadhfl cze5ii5xeae4r7o