BE ka miratuar programin e asistencës makro financiare për 8 vende kandidate, mes tyre dhe Shqipëria e cila do të përfitojë 180 milion euro për fuqizimin e financave publike, qëndrueshmërinë e sektorit financiar, përmirësimin e qeverisjes, luftën kundër korrupsionit si dhe mbrojtje sociale.
Deri më sot, Komisioni, në emër të BE, ka miratuar Memorandum Mirëkuptimi për programet e ndihmave makro financiare me tetë partnerë. Marrëveshjet janë pjesë e një pakete prej 3 miliardë eurosh për 10 partnerë të zgjerimit dhe fqinjësisë, që synojnë të ndihmojnë këto vende të përballojnë rënien ekonomike prej pandemisë.
Ndër vendet e rajonit me të cilat është miratuar Memorandumi Mirëkuptimit janë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndërkohë që pritet t’i bashkohet e dhe Bosnja dhe Hercegovina.
Kosova do të përftojë 100 milionë euro për të adresuar papunësinë tek të rinjtë, përmirësimin e qeverisjes dhe luftën kundër korrupsionit.
Për Kosovën – 100 milionë euro
Për Maqedoninë e Veriut – 160 milionë euro
Për Malin e Zi – 60 milionë euro
Për Gjeorgjinë – 150 milionë euro
Për Jordaninë – 700 milionë euro
Për Moldavinë – 100 milionë euro
Për Ukrainën – 1.2 miliardë euro